Detroit, trupat e 11 të porsalindurve zbulohen në një agjenci funerali

Eshtrat e 11 të porsalindurve janë gjetur në një ish agjenci funerale në Detroit, në SHBA. Lajmin e bën të ditur e përditshmja Guardian që citon policinë lokale. Zbulimi makabër ka ndodhur të premten.

Sipas asaj që dihet paraprakisht disa punëtorë po punonin për të restauruar një pjesë të godinës kur kanë zbuluar eshtrat e të paktën 9 bebeve në një kuti kartoni dhe dy të tjera në një qese plehrash, brenda një arkivoli të fshehur në një papafingo.

Agjencia funerale është mbyllur në prill nga inspektorët që i kanë ndërprerë licencën agjencisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa bebe kishin lindur në pamje të parë të vdekur, ka thënë shefi i policisë Brian Bowser, duke shtuar që autoritetet nuk e dinë ende se prej sa kohësh trupat e tyre ishin në papafingo dhe kush i ka fshehur aty.

Swiss Digital Mobile Reklama

’Sigurisht me shumë gjasa do ketë qenë një punëtor ose dikush që e dinte vendin’, ka thënë Bowser. Policia ka nisur hetimet për rastin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?