Dhëndri fshihet për ti bërë surprizë, vjehrri bën veprimin që solli tragjedinë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Florida, ku një 61-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri dhëndrin e tij duke e lënë të vdekur në vend.
Chrisopher jetonte në Norvegji dhe kishte menduar që për ditëlindjen e vjehrrit të rij të udhëtonte për në Florida ku banonte 61-vjeçari Richard Dennis dhe ta surprizonte atë. Rreth orës 23:30, Christopher afrohet pranë shtëpisë dhe troket në derë. Menjëherë pas kësaj ai fshihet në shkurret pranë shtëpisë që të mos dallohej.
Në këtë moment Richardi hap derën dhe pasi ndezi dritën sheh që lëvizja vinte nga ferrat përballë shtëpisë. Duke menduar se mos ndonjë egërsirë ndodhej aty, ai merr armën dhe qëllon vetëm një herë në atë drejtim, por kjo herë mjaftoi sepse plumbi shkoi drejt e në zemrën e Christopherit duke e lënë atë të vdekur në vend. Daily Mail raporton se sherifi i qytezës ku banonte 61-vjeçari e ka lënë atë të lirë pasi ajo që ndodhi ishte një aksident tragjik.