Dhëndri lavdëron vjehrrin: Plan paqeje Palestinë-Izrael
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, vlerësoi presidentin amerikan Donald Trump, për vendimin e zhvendosjes së ambasadës nga Tel Avivi në Jeruzalem, të cilin e quajti “histori”. “Presidenti Trump, duke njohur historinë po bën histori. Sot u hap ambasada e vendit më të fuqishëm në tokë, e aleatit më të madh. Ne jemi në Jeruzalem dhe këtu kemi për të qëndruar”.
Në këtë ceremoni që shkaktoi përgjakjen e Jeruzalemit, të dërguarit e lartë nga SHBA-ja, janë vajza e Presidentit, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj.
Në fjalimin e tij, dhëndri i Trump, Jared Kushner tha se Izraeli dhe Palestina mund të fitojnë më shumë se sa japin në një marrëveshjeje paqeje. Kushner, të cilin Presidenti Donald Trump e ka ngarkuar për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme, tha se administrata amerikane kishte përfunduar pothuajse një plan paqeje, por nuk dha detaje se kur mund të zbulohet përmbajtja e tij, deklaratë që vjen nën dritën e zemërimi që shkaktoi lëvizja e ambasadës amerikane në Jerusalem.
“Ne besojmë, është e mundur që të dyja palët të fitojnë më shumë se sa japin – në mënyrë që të gjithë njerëzit të mund të jetojnë në paqe – të sigurt nga rreziku, të lirë nga frika dhe të aftë të ndjekin ëndrrat e tyre”, tha Kushner në ceremoninë e ambasadës që u hap të hënën. Kushner gjithashtu lavdëroi vjehrrin e tij për vendimin e marrë për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi, kryeqyteti i Izraelit në Jerusalem.
KOHA JONË SONDAZH

