Dhia Lincon zgjidhet “kryetare bashkie”
Në kohën kur Amerika është e ndarë politikisht, një qytet i vogël në Vermont është marrë seriozisht me garën për të përzgjedhur kryetar bashkie një dhi. Në qytetin me 2500 banorë, Fair Haven shpresojnë që fitorja e dhisë të shërbejë si një leksion për demokracinë.
Sondazhi i të martës, shpallte fituese dhinë që mban emrin e Lincoln në mes të 15 kandidatëve të tjerë, përfshirë edhe shumë qen dhe mace. Fair Haven zyrtarisht nuk ka njëkryebashkiak, por menaxheri i qytetit, Joseph Gunter, luan funksionet e kryetarit të bashkisë.
Kur Gunter lexoi në gazetë se fshati Omena, në Michigan kishte emëruar një mace në krye të fshatit i lindi ideja të organizuar zgjedhje të tilla me qëllim mbledhjen e fondeve për të ndërtuar një kënd loje. Lincoln mori 13 vota më shumë nga qeni Sammie që ishte edhe ai në garë. Pronari i dhisë është një mësues matematike ndërsa Gunter e pa procesin dhe si një mënyrë për të përfshirë dhe fëmijët në qeverisjen vendore
Gunter pranon që pjesëmarrja në votim ishte e ulët por kjo është hera e parë dhe pret që vitin tjetër të jetë më mirë. /AFP/
KOHA JONË SONDAZH

