“Dhimbje koke” për Zelenskyn, i nxjerrin pasuritë në ankand
Krimea ka vendosur që të nxjerrë në ankand pasuritë e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Kryeparlamentari Konstantinov tha se banesa e shtetëzuar e familjes së Zelenskyt, si dhe objekte të tjera të shtetëzuara në Krime, do të dalin në ankand. Sipas mediave, të ardhurat do të shkojnë për të ndihmuar luftëtarët që ndodhen në zonën e operacionit special.
“Banesa u shtetëzua dhe tani është në pronësi të shtetit. Do të vijojë një ankand dhe paratë nga shitja e banesës së Zelenskyy-t dhe ndërtesave të tjera të shtetëzuara do të shkojnë për nevojat e SVO-së, familjeve të viktimave dhe të mobilizuarve”, tha ndër të tjera në lidhje me këtë vendim, kryeparlamentari Konstantinov.