Dhjetra të vdekur dhe shumë arratisje në burgun e Irakut (FOTO)
Të paktën 30 të burgosur dhe 10 roje kanë vdekur në një burg në Irak, thotë ministria e brendshme e vendit. Më shumë se 50 të burgosur u arratisën nga burgu në Khalis, në veri-lindje të Bagdadit, duke përfshirë edhe shtetin islam. Raportet flasin mbi konfliktin dhe mënyrën se si ka filluar incidenti. Zyrtarët thonë se kjo u shkaktua nga një protestë e burgut, por burimet lokale fajësojnë nje operacion të jashtëm. Iraku ka nje numer të madh të burgjeve të prishur. Shumë prej tyre kanë qenë shkaktuar nga militantët që kërkojnë lirinë e shokëve. Zyrtarët e policisë thanë se problemi filloi kur të burgosurit filluan të luftonin, dhe rojet që ndërhynë u sulmuan dhe u zhveshën nga armët e tyre. Ministria tha se nuk ka pasur asnjë sulm të jashtëm. Megjithatë disa burime lokale thonë se militantët e shtetit islam përdorën disa automjete për të sulmuar në burg dhe u përpoqën për lirimin e anëtarëve të saj brenda. Qyteti i Khalis ndodhet në provincën Diyala rreth 80 km në veri të Bagdadit. Një zyrtar i sigurisë tha se disa nga të burgosurit kishin planifikuar ikjen. Nëntë nga ata ishin duke u mbajtur për akuza terrorizmi. Pjesa tjetër e zyrtarëve thanë se ishin kriminelë të zakonshme. Fotografi të frikshëm kanë qarkulluar në media sociale, me disa komentues që flasin për një masakër që u zhvillua në burg. Qeveria e Irakut është duke u ndeshur me militantë të cilët kanë kapur pjesë të madhe të vendit. Kjo është arratisja e tretë e tillë në Diyala që nga qershori i kaluar. Mbi 500 të burgosur, përfshirë islamistët, u arratisën nga burgu i Abu Ghraib në perëndim të Bagdadit në vitin 2013, pasi persona të armatosur sulmuan objektin. Të shtunën, një makinë bombë vrau të paktën shtatë civilë dhe plagosi 14 të tjerë në Bagdad, tha policia. Pelegrinë Shia kanë hyrë në një marshim vjetor për një vend të shenjtë në kryeqytet besohet të ketë qenë ky objektivi.
Përktheu: Matea Cane/Koha Jonë