Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dh*noi gjyshen, artistja befason gjyqtaren: “Duhet të promovoj këngën në Instagram”

Bota E shtunë, 29 Gusht 2026 17:52
Dh*noi gjyshen, artistja befason gjyqtaren: “Duhet të promovoj këngën në Instagram”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një situatë e pazakontë është regjistruar në një gjykatë në Milano, ku 26-vjeçarja Emanuela Maria Lamedica, e njohur artistikisht si Lamedica, kërkoi lirimin nga qelia me një argument të veçantë. Artistja i tha gjyqtares se kishte një angazhim profesional që nuk mund ta humbiste: promovimin në rrjetet sociale të këngës së saj të re.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lamedica ishte arrestuar pas denoncimit të bërë nga gjyshja e saj dhe përballet me akuza për sjellje abuzive dhe fyerje verbale ndaj të moshuarës. Gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, ajo iu drejtua gjyqtares Chiara Valori duke kërkuar të rikthehej në shtëpi, pasi kënga e saj e re do të publikohej në Spotify dhe duhej ta reklamonte në Instagram.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 8 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 10 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 11 orësh

“Duhet të publikoj në Instagram për të promovuar këngën time”, mësohet të ketë deklaruar 26-vjeçarja.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kërkesa e saj shkaktoi reagime në sallën e gjyqit, ndërsa gjyqtarja e vlerësoi çështjen mbi bazën e rrethanave ligjore. Sipas mbrojtjes, rasti lidhet me sjellje të papërshtatshme dhe ofendime ndaj gjyshes, ndërsa avokatja ka mohuar që të ketë pasur një sulm fizik.

Artistja foli gjithashtu për natën që kishte kaluar në burgun San Vittore dhe kushtet atje. Pavarësisht situatës, ajo vijoi të këmbëngulte për rëndësinë e angazhimeve të saj artistike. Kënga “Maniere forti” është pjesë e projektit të saj të ri muzikor, pas publikimit të “Barbie nel ghetto”.

Në fund të seancës, gjyqtarja vendosi lirimin e Lamedicas nga burgu, por caktoi masa kufizuese. Ajo do të mbajë një byzylyk elektronik dhe nuk do të ketë të drejtë të kontaktojë me gjyshen, e cila konsiderohet palë e dëmtuar në çështje.

Pas lirimit, artistja vijoi aktivitetin e saj në rrjetet sociale dhe publikoi materiale për promovimin e këngës së re. Në një prej postimeve, ajo u kërkoi ndjekësve ta dëgjonin dhe ta shpërndanin këngën, duke shkruar: “Ndajeni me të gjithë, veçanërisht me armiqtë e mi”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 8 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 9 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 12 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.