Dhuna ndaj grave, BE-ja do të propozojë një ligj mbrojtës

Komisioni Europian do të propozojë një ligj për të luftuar dhunën kundër grave. Kjo pritet të ndodhë para fundit të këtij vitit, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Gratë duhet të jenë në gjendje të jetojnë të pavarura dhe të lira”, tha von der Leyen në fjalimin e saj vjetor të Parlamentit Evropian në Strasburg.

“Gjatë pandemisë, shumë grave iu mohua kjo liri, për të jetuar me identitetin e tyre, që të shprehin vetveten dhe të dashurojnë kë të duan”, tha ajo.

Sipas disa të dhënave fillestare gjatë pandemisë në të gjithë bllokun evropian është përkeqësuar situata me dhunën ndaj grave. Kufizimet e vendosura gjatë pandemisë në vendet anëtare përfshinin bllokime të përgjithshme, kufizime të lëvizjes dhe masa tjera.

“Kjo ishte një periudhë shumë e vështirë për ata që nuk kishin ku të iknin apo të fshiheshin nga torturuesit e tyre”, tha von der Leyen. Projektligji të cilin planifikon ta përgatis Komisioni Evropian dhe më pas do t’i paraqitet Parlamentit Europian, ka të bëjë me ndjekjen penale si dhe parandalimin dhe mbrojtjen online dhe offline të grave. /REL/

SHKARKO APP