Një tjetër episod dhune në futboll, këtë herë jo nga tifozët apo nga futbollistët, por protagoniste është policia.

Në Argjentinë në fundin e ndeshjes Atletico Defensores- Las Parejas, finale e kampionatit provincial të “Santa Fe”, që përfundoi 2-0, lojtarët miq shkojnë për të protestuar ndaj gjyqtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo protestë solli një reagim të ashpër nga policia, të cilët filluan të gjuanin me plumba gome mbi lojtarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Plagët në trupin e futbollistëve nuk lënë asnjë dyshim. Shumë prej tyre përfunduan në spital. Më e keqja, njëri mori një plumb në sy, ndërsa një tjetër 15 plumba gome në trup.