Dhuratë e Zotit, foshnja lind me zemrën jashtë por habit doktorët

Fotot e një foshnje që lindi me probleme, me zemrën e zhvilluar jashtë trupit të saj ka bërë namin në internet pasi 3 kirurgji, duke u konsideruar si më të vështirat e këtij lloji në Angli dolën me sukses, duke surprizuar edhe vetë doktorët. Foshnja Vanellope Wilkins u diagnostikua me sëmundjen ectopia cordis pasi u bënë analizat gjatë kohës që ndodhej në barkun e nënës.

Kirurgët në Spitalin Glenfield fillimisht besonin se Vanellope nuk do mund të shpëtohej, madje informuan prindërit se shanset ishin më pak se 10% për jetë. Vanellope duhej të lindte në prag të Krishtlindjeve, por u lind me operacion cezarian pas komplikimeve.

Ekipi i mjekëve u shprehën mjaft të lumtur pas operacionit të fundit: Jemi shumë të lumtur që kjo foshnje mbijetoi për t’iu nënshtruar kirurgjisë dhe i uroj familjes lumturi dhe shëndet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?