Dhuratë nga miliarderi kinez, Italia merr në dorëzim 1 milion maska e 10 mijë tamponë

1 milion maska e 100 mijë tampone për  emergjencën Covid 19 po mbërrijnë në Romë.

Janë dhuratë  për Kryqin e Kuq italian nga miliardari kinez Jack Ma, pronari i kompanisë kolosale e comerce Ali Baba.

500 mijë maska kanë mbërritur rreth mesditës së sotme të konfeksionuara në kartone ku në shënjë simbolike kanë të stampuar një dedikim special.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë pjesë e pentagramit muzikor të operas  “Nessun Dorme” i Giacomo Puccini; “Në agim do fitoj, do fitoj, do fitoj!”

Swiss Digital Mobile Reklama

Është një mesazh shprese për italianët, e një urim nga Kina e cila kaloj këtë moment të vështirë emergjence pak javë më parë se sa të mbërrinte dhe në Itali.

Kjo dhuratë e pronarit të Ali Baba është një ndihmë mjaft e vlerësuar për Italinë e cila momentalisht po kalon një mungesë maskash të domosdoshme për personelin mjekësor në shërbim të pacientëve me koronavirus.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?