Di Maio: Po ndjekim formulën e sugjeruar nga Mario Draghi
Italia ka qenë vendi i parë perëndimor që u përball me emergjencën COVID-19. Sekretari për punët e Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, në një intervistë për ”Euronews”, thotë se vendi do të ndjekë formulën e sugjeruar nga Mario Draghi.
Ministër, ne kemi parë një Evropë të ndarë kur bëhet fjalë për menaxhimin e krizës. Disa njerëz e kanë quajtur këtë fillimin e dështimit të Europës. Për mendimin tuaj, a kemi arritur në një pikë pa kthim, në termin europian?
Me siguri kjo krizë globale është një përgjegjësi e madhe për Bashkimin Evropian. Ne jemi në një kohë të rëndësishme për Bashkimin Evropian, ne nuk mund të mendojmë të zgjidhim një krizë shëndetësie dhe ekonomike si kjo që po përjetojmë dhe që do të fus Evropën në tërësi në recesion. Kjo është arsyeja se përse është shumë e rëndësishme dhe po flas në emër të Italisë, duke parë të gjitha forcat politike, madje edhe ato që mund të jenë tunduar për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, duke kërkuar sot Eurobond.
Ju atje po flisnit për përgjigjet ekonomike. Evropa po reagon me të ashtuquajturën “kurë e Bankës Qendrore Europiane” nga njëra anë, me një plan 750 miliardë euro. Nga ana tjetër, Pakti i Stabilitetit është pezulluar. Ju përmendët këtu eurobondet. Çfarë rëndësie kanë këto masa për Italinë dhe si do t’i shfrytëzojë ajo ato?
Unë mendoj se pezullimi i Paktit të Stabilitetit është një sinjal i shkëlqyeshëm se Evropa, Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij, kanë kuptuar vështirësinë e situatës në të cilën Italia e gjen veten, në të cilën ne të gjithë e gjejmë veten. Ne gjithashtu duam të ndjekim formulën që Mario Draghi ka sugjeruar kohët e fundit: në kohë lufte, sepse Italia aktualisht është në luftë me një armik të padukshëm që është virusi, vendet duhet të krijojnë borxhe për të kryer investime, dhe padyshim që krijimi i këtij borxhi duhet të mbështetet nga Banka Qendrore.