Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç: Nuk mund t’i themi “jo” Grenellit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zbuluar detaje në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Vuçiç, do tu kërkohet të pranohet në një mënyrë ose në një tjetër propozimi i Lajçak dhe Grenell që Kosova të jetë Kosova e pavarur.

Ai shtoi se bisedimet do të mbikëqyren nga BE sepse, Serbia siç thotë ai po e ndjek rrugën evropiane, shkruan lajmi.net.

Presidenti serb tha se po iu bëhet presion nga të gjithë për të arritur një zgjidhje, por, sipas tij, të gjithë janë për Kosovën e pavarur, prandaj ai më 23 qershor do të shkojë në Moskë, kurse tri ditë më vonë në Uashington.

“Nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre as Gjermania as Britania e Madhe lidhur me statusin e Kosovës. Pres ardhjen e Miroslav Lajçakut në Serbi menjëherë pas zgjedhjeve, ndoshta më 22 qershor. Më 23 qershor do të shkoj në Moskë,  më 25 ose 26 qershor do të shkoj në Uashington. Të gjithë po na bëjnë presion. Nuk e di pse është e rëndësishme nëse do të na ulin në tryezë Lajçak, ose Grenell, kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Propozimi i tyre do të jetë Kosova e pavarur dhe Evropa dhe Amerika do të na kërkojnë ta pranojmë këtë në një mënyrë ose një tjetër. Bisedimet kryesore do të zhvillohen nën përkujdesjen e Bashkimit Evropian, sepse ne jemi në rrugën evropiane”,  tha Vuçiç.

Më tutje, Vuçiq shprehet se Serbia nuk do t’i thotë “jo” Grenellit dhe se kjo nuk do t’i ndihmonte. Por ai ka ripërsëritur se është për kompromis, por pa u dorëzuar përballë presionit.

“Ne sigurisht do ta pranojmë palën evropiane, sepse jemi në rrugën evropiane, por nuk mund t’i themi “jo” Grenellit. Kjo nuk do të na ndihmojë fare. Për ne është e rëndësishme harmonia jonë, uniteti ynë dhe është i rëndësishëm që njerëzit të shkojnë në votime.  Të treguar se kemi forcë të mjaftueshme për të thënë “jo” ose për të pranuar një kompromis. Ne nuk mund ta zgjidhim lehtë këtë, kjo është arsyeja pse unë thashë që Serbia nuk do të shkojë me flamur të bardhë”,  ka thënë presidenti serb.

SHKARKO APP