Diktatori i Koresë së Veriut pushkaton 15 zyrtarë, (edhe orkestrën ku i punonte gruaja)

Shqipëria  mund të ngushëllohet me të kaluarën e saj diktatoriale, nëse bëhen krahasime me çmenduritë e ditëve të sotme të diktatorit të Koresë së Veriut.  

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka urdhëruar ekzekutimin e 15 personave këtë vit, përfshi edhe zyrtarë të lartë.

Kështu bën të ditur inteligjenca e Koresë së Jugut. Sipas BBC, agjencia i tha një komisioni parlamentar të mërkurën se ata janë ekzekutuar nga një skuadër pushkatimi, të akuzuar për spiunazh.

Mes të ekzekutuarve ishin edhe dy zëvendësministra, që kishin sfiduar zoti Kim në lidhje me politikat e tij dhe anëtarët e një orkestre. Kim pati ekzekutuar për tradhti të lartë edhe xhaxhain e tij në vitin 2013.

Një zyrtar i lartë i pyjeve u ekzekutua pasi ishte ankuar për planin e pyllëzimit në vend.

Katër pjesëtarë të një orkestre në vend u ekzekutuan në mars.

Ka raportime se gruaja e diktatorit, Ri Sol-ju ishte këngëtare në orkestër përpara martesës.

Dyshohet se muzikantët u vranë pasi kanë treguar sekrete të familjes.

SHKARKO APP