Diplomati rus paralajmëron se ekziston mundësia e konfliktit të armatosur

Ish-ambasadori rus në Britani në vitet 90 i ka thënë Euronews-it se tashmë ka frikë reale të një përplasjeje ushtarake mes Perëndimit dhe vendit të tij
Komenti vjen pas një vale dëbimesh të diplomatëve rusë nga shtetet perëndimore në protestë kundër sulmit që iu bë ish-spiunit rus në Britani.

“Gjithë këto vite mundësia e një konflikti ushtarak, u konsiderua si absolutisht e pamendueshme, por tash frika është reale sepse situata është e tensionuar”, tha Anatoly Adamishin.

Ai më tej tha se Rusia do të reagojë shumë ashpër dhe që situata do të përkeqësohet më tej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të martën dy anëtare tjera të BE-së, Moldavia dhe Irlanda, iu bashkuan listës së shteteve që dëbuan diplomatët rusë pas helmimit të Skripalit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?