Disinformimi rus prek edhe Wikipedia-n

Wikipedia është bërë një fenomen global, një pikë referimi për të gjithë njohuritë njerëzore që çdo muaj shënon 18 miliardë vizita dhe renditet e katërta ndër faqet më të vizituara në planet.

Nuk është për t’u habitur që në luftën e informacionit që po zhvillohet në botë, edhe para fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, ka nga ata që përpiqen të ndërhyjnë në zërat e enciklopedisë më të madhe online për të ndikuar në opinionin publik botëror.

Natën e 13 prillit 2022, kur kryqëzori Moskva, anija kryesore ruse në Detin e Zi u godit nga raketat kundëranije ukrainase Neptun, hyrja në Wikipedia në lidhje me anijen u modifikua disa herë brenda pak minutash nga ata që raportuan se po fundosej dhe nga ata që e mohonin këtë.

Organi që kontrollon mediat në Rusi, Roskomnadzor ka argumentuar vazhdimisht se Wikipedia është bërë burimi i “një linjë të re sulmesh të vazhdueshme ndaj rusëve” dhe se artikujt e saj promovojnë “një interpretim ekskluzivisht anti-rus të ngjarjeve”.

SHKARKO APP