Dita e 50-të e protestave kundër Lukashenkos, dhjetëra të arrestuar

Policia bjelloruse ka arrestuar dhjetëra protestues gjatë marshit të 27 shtatorit në Minsk, të organizuar kundër Alyaksandër Lukashenkos. Protestat kundër Lukashenkos, që pretendon se ka fituar në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, kanë hyrë në ditën e 50-të.

Protestat në Minsk, Gomel dhe në qytete tjera vijnë pasi Lukashenkos që është në pushtet që prej vitit 1994 dhe i cili u inaugurua në një ceremoni sekrete më 23 shtator, që nxiti reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së që thanë se nuk do ta njohin legjitimitetin e tij.

Protestuesit planifikonin të mbanin një ceremoni “inauguruese për popullin” në mbështetje të Svyatlana Tsikhanouskaya, kandidates opozitare në zgjedhjet presidenciale, e cila tashmë është larguar nga vendi dhe po qëndron në Lituani.

Në protestën e sotme në Minsk, dhjetëra protestues janë marrë me forcë nga policia dhe janë futur në furgonat e forcave të rendit. Protesta po mbahen edhe në qytete të tjera bjelloruse, përfshirë edhe në Mogilev, Hrodna dhe Lida.

SHKARKO APP