Djali i kryeministrit izraelit shkakton polemika me postimin në Istagram për Turqinë

Djali i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, Yair, bëri një postim të diskutueshëm Instagram, ku shkruante “F*ck Turqi”, mes acarimeve diplomatike midis dy vendeve lidhur me masakrën e së hënës në Gaza.

Yair Netanyahu postoi një imazh të tekstit që duket si flamuri turk, i cili është i kuq me një yll të bardhë dhe gjysmëhënë. Në imazhin e Yair, hëna zëvendësoi shkronjën ‘c’ në fjalën ‘f * ck’.

Postimi i diskutueshëm vjen pasi Turqia dëboi ambasadorin e Izraelit, Eitan Naeh, nga Ankaraja në përgjigje të vrasjes nga Izraelit të 60 palestinezëve gjatë protestave të hënën në kuadër të “Kthimit të Madhe në Gaza”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ankaraja gjithashtu tërhoqi ambasadorin e saj në Tel Aviv së bashku me ambasadorin e vet në SHBA. Izraeli u përgjigj me masa të fshehta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u përplas me Netanjahun, duke e quajtur atë “kryeministrin e një shteti të aparteidit” dhe duke pretenduar se ai kishte “gjakun e palestinezëve në duart e tij”. Netanjahu u përgjigj duke treguar për “gjakun e shumë qytetarëve kurdë në Turqi dhe Siri, “në duart e Erdoganit.

Yair duket se ka fshirë llogarinë e tij, por screenshotet janë duke u shpërndarë gjerësisht në mediat sociale. Një zëdhënës i Netanyahu tha për Haaretz, “Yair Netanjahu është një person privat, siç është edhe llogaria e Instagram-it.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?