Djali i madh i Donald Trump vizitë në Bosnje: BE, një katastrofë që duhet të rregullohet

Djali i madh i presidentit amerikan Donald Trump, Donald Trump Jr., ka komentuar situatën aktuale në Bashkimin Evropian gjatë një vizite në Bosnjë.

Trump Jr. foli për trendet politike dhe ekonomike globale, përfshirë inteligjencën artificiale, dhe kritikoi Bashkimin Evropian si “një katastrofë që duhet të rregullohet”, duke përsëritur qëndrime që shpesh shoqërohen me segmente të politikës konservatore amerikane.

Gjatë fjalës së tij, Trump Jr. tha se ka marrë pjesë në shumë takime me figura të rëndësishme nga sektorë të ndryshëm, përfshirë financën, bankat dhe teknologjinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, një nga mendimet më të shpeshta që ka dëgjuar është kritika ndaj gjendjes në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam folur në dhjetëra konferenca në mbarë botën dhe një koment që dëgjoj shpesh është se BE-ja është një katastrofë, por një katastrofë që duhet të rregullohet,” u shpreh ai. Për të zhvillimet në Bashkimin Evropian kanë ndikim më të gjerë sesa vetë rajoni, duke theksuar rëndësinë e tyre për vlerat dhe civilizimin perëndimor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?