Djali i presidentit përplasi motoristin dhe i mori jetën! Reagimet: Shteti nuk mbron dot qytetarët e vetë

Djali i presidentit të Somalistë përplasi për vdekje një motorist që merrej me shpërndarjen e porosive dhe në Turqi ka plasur një revoltë me komente kundër tij.

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu shkruan se shteti turk nuk është i aftë të mbrojë qytetarëvt e vetë dhe se autori në këtë rast ka arritur të arratiset nga vendi.

Hassan Sheikh Mohamud u shoqërua në polici ku iu mor dëshmia mbi ngjarjen dhe më pas u la i lirë. Pasi policia shkoi në shtëpinë e tij në 2 dhjetor u zbulua se ishte arratisur nga vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj tij tashmë është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Viktima Yunus Emre Getser, baba i dy fëmijëve, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra në aksident. Fakti që autori arriti të arratisej nga vendi ka thelluar plagën e familjes së shpërndarësit të porosive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?