Djali me aftësi të kufizuara rrihet brutalisht nga një grup vajzash

Një djalë me aftësi të kufizuara u rrah egërsisht nga një grup vajzash adoleshente. Ai ka mbetur i traumatizuar që atëherë dhe refuzon të dalë nga shtëpia.

Pamjet shqetësuese që u publikuar, tregon Jason Haldenby në tokë duke mbajtur kokën me duar, ndërsa një grup vajzash nisën dhe e goditën.

Ngjarja ndodhi në periferinë veriore të Adelaide të mërkurën.

Swiss Digital Desktop Reklama

18-vjeçari tha se kishte deri në shtatë persona që dëshmuan sulmin e egër, por askush nuk hyri për ta ndihmuar atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë prej dëshmitarëve zgjodhën të filmonin rrahjen.

Z. Haldenby, i cili ka paaftësi intelektuale ka mbetur i frikësuar prej asaj dite.

“Unë jam ngacmuar gjithë jetën time, në shkollën fillore deri në shkollë të mesme,” tha ai për 9news.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?