Do grabiste kasafortën, kapet shqiptari, ja çfarë e tradhtoi gjatë punës

Me një trapano ne dore, donte të vidhte paratë në filialin e kompanisë së sigurimeve Assicurazioni Generali në Monza.

Por hajduti, një shqiptar 30-vjeçar, nuk e kishte llogaritur zhurmën që bënte instrumenti i tij, e cila tërhoqi vëmendjen e karabinierëve, bashkë me dritën e ndezur në zyrën ku ishte kasaforta.

Hajduti mundi të hynte natën në godinë pasi hoqi kangjellën e hyrjes që çonte në një depo e prej andej kaloi përmes tubave të ajrit të kondicionuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi hyri në zyrën e kasafortës, nisi punën për ta hapur me trapano. Megjithatë, zhurma dhe drita e ndezur bëri që të kapej në flagrancë nga patrulla e karabinierëve, të cilët e arrestuan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?