Do ketë plazh? Von Der Leyen: Do gjejmë zgjidhje
Jo vetëm shqiptarët por e gjithë Europa kërkon të dijë nëse do të ketë këtë vit sezon turistik. “Pushuesit europianë duhet të jenë optimistë se mund të bëjnë disa ditë pushime verore pavarësisht pandemisë së koronavirusit”, kështu deklaroi për mediat portugeze, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.
Ajo iu tha miliona qytetarëve të botës që shpresonin për pushime në Europë të mos bënin asnjë plan për këtë verë, Von Der Leyen tashmë vjen me një lajm të ri se ditët e çlodhjes mund të bëhen realitet, por duhen gjetur disa zgjidhje të mënçura.
“Do mundohemi të gjejmë zgjidhje të mençura për këto pushime. Ndoshta do të jenë pak ndryshe, me më shumë masa higjiene apo distancimi social, por unë jam optimiste se do të gjejmë alternative”.