Do rritet niveli i detit aq shumë sa…

Një tjetër luftë e pret botën. Niveli i detit, deri në vitin 2100 mund të rritet mesatarisht me më shumë se një metër dhe në vitin 2300 edhe me më shumë se pesë metra, nëse njerëzimi vazhdon të emetojë kaq shumë gazra që shkaktojnë efektin e serrës si deri tani.

Ky është rezultati i një studimi aktual të 106 ekspertëve kryesorë, njofton Instituti i Potsdamit për Studimin e Pasojave Klimatike (PIK). Në grupin studimor të drejtuar nga Universiteti Teknologjik Nanyang (NTU) në Singapor, u përfshinë përveç PIK-ut universitete nga Hong Kongu, SHBA, Britania e Madhe dhe Irlanda.

Parashikimi i ri bazohet në shtimin e njohurive për sistemet ujore në botë. Oqeanet, masat e akullit dhe rrjedhat ujore. Dhe sipas studimit vlerësimet e deritanishme lidhur me rritjen e nivelit të detit janë shumë të ulëta.

SHKARKO APP