“Do të vrasim ty, gruan dhe djalin”, shqiptarët kërcënojnë punonjësin rumun. 3 të arrestuar

Tre persona janë vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohen se ka grabitur dhe rrëmbyer një rumun. Ngjarja në fjalë ndodhi vjeshtën e vitit të kaluar. Mediat italiane raportojnë se Luca Strapoli nga Volpiano, kishte kërcënuar punonjësin e tij që të japë dorëheqjen, në të kundërt do ta vriste bashkë me familjen e tij.

‘Repubblica’ shkruan se në pranga ranë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Florent Ndreu, 32 vjeç dhe Arben Turtelli, 42 vjeç, të dy shqiptarë.

Po si nisi ngjarja? Mediat italiane raportojnë se gjithçka nisi sapo punonjësi rumun i kishte kërkuar italianit pagën e tij që i detyrohej. Por Strapoli nuk e priti mirë këtë kërkesë, ndërsa bashkë me dy shqiptarët e kërcënuan punonjësin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse nuk firmos dorëheqjen, do të vrasim ty, gruan dhe djalin tënd”, mësohet të jenë shprehur autorët, duke tentuar që t’i merrnin firmën e dorëheqjes. Fill pas kësaj ngjarje ata i morën atij portofolin dhe celularin. Sapo u arratis, rumuni denoncoi ngjarjen në polici, ndërkohë që pas hetimit të autoriteteve u bë e mundur edhe arrestimi i këtyre personave. Të tre këta persona akuzohen për ‘grabitje dhe rrëmbim personi’.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?