Dodik refuzon të votojë brenda kabinës së fshehtë në zgjedhjet në Serbi, nxjerr fletën e votimit para të gjithëve (VIDEO)

Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik ka votuar sot në Banja Llukë të Bosnjës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Serbi.

Dodik këtë nuk e bëri në kabinën e rezervuar për votim, por në një tavolinë përballë gazetarëve të shumtë që patën rastin edhe ta filmonin

Kamerat regjistruan momentin kur ai merr fletën e votimit dhe nuk futet në hapësirën e rezervuar për votim, siç edhe parashihet me ligj për të siguruar votimin e fshehtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vend të kësaj, ai e vendosi fletën e tij në tavolinë para vëzhguesve dhe ekipeve të shumta të gazetarëve, që të shihej se çfarë kishte rrethuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?