Dogji 80% të trupit kur ishte 2 vjeçe, e pranon veten pasi mbetet shtatzënë
Një e mbijetuar nga djegiet që pësoi në moshën 2-vjecare është për herë të parë shtatzënë.
Harley Mallow, 23 vjeç, nga Karolina e Veriut, ka patur 80 % të trupit të djegur pasi makina larëse në shtëpi shpërtheu në flakë. Ajo arriti të shpëtoi vetëm kur babai i saj e hodhi nga dera e dhomës.
Pas këtij momenti, Harley u transportua menjëherë në spital dhe bëri mbi 20 operacione por mbeti me plagë në të gjithë trupin e saj.
Ajo e kishte fshehur trupin e saj për një kohë të gjatë pasi ishte ngacmuar në shkollë për pamjen e saj, por gjithçka ndryshoi kur u takua me burrin Josh.
Çifti tani po pret fëmijën e tyre të parë së bashku, dhe Harley këmbëngul se ajo nuk do të “ndryshojë asgjë” për trupin e saj.



KOHA JONË SONDAZH

