Doktori nga SHBA-ja lajmëron se e ka gjetur kurën për COVID-19
Një doktor nga San Franciskoja lajmëroi se së bashku me ekipin e tij kanë zbuluar një kurë për COVID-19, që do të testohet tani nga ushtria amerikane. Doktori e dha lajmin në një dokumentar të Netflix-it, me titull “Pandemia”.
Jacob Glanville, drejton kompaninë biotek “Distributed Bio”, shkroi në Twitter se terapia e re që funksionin duke bllokuar koronavirusin e ri që të infektojë qelizat njerëzore, është një kurë që duhet marrë seriozisht për të eliminuar virusin vdekjeprurës që është përhapur në 180 shtetet.
“Jam i lumtur që të lajmëroj se ekipi im me sukses ka marrë pesë antitrupa që në 2002 që ishin krijuar për të neutralizuar, bllokuar dhe ndaluar virusin SARS. Ne i zhvilluam ata në laboratorin tonë, kështu që ata tani mund të bllokojnë dhe ndalojnë edhe virusin COVID-19”, tha doktori.