Donald Trump del kundër samitit të G7? Të gjitha prapaskenat dhe postimi i fundit
Donald Trump i ka surprizuar të gjithë me deklaratën e toj të fundit. I pari i SHBA-ve deklaroi se nuk do të mbështesë deklaratën finale të Samitit të G7, për shkak të fjalimit të kryeministrit kanadez, Justin Trudeau.

Presidenti amerikan shkroi në një postim të fundit në Twitter se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta miratojnë komunikatën përfundimtare të G7 pas deklaratave “të rreme” të Trudeau
“Ne po mendojmë për tarifat e makinave e importuara në SHBA”, shtoi Trump duke sulmuar kryeministrin Kanadez Justin Trudeau, të cilin e profilizoi si një njeri ” të dobët dhe shumë të pandershëm” që kritikoi tarifat e vendosura nga SHBA.
“Duke pasur parasysh se Kanadaja po nxit shtimin e tarifave për fermerët, punëtorët dhe kompanitë amerikane, unë kam udhëzuar të mos mbështes komunikatën përfundimtar,” shkroi Trump, duke deklaruar gjithashtu se tarifat e SHBA “në përgjigje të kryeministrit kanadez do të jenë 270% për produktet e qumështit “.

DEKLARATA E KRYEMINISTRIT KANADEZ QË TËRBOI TRUMP-IN
“Ne kanadezët jemi të mirë, jemi të arsyeshëm, por nuk pranojmë të keqtrajtohemi”: kjo është fjalia e shqiptuar nga Trudeau që tërboi Trumpin. Kryeministr kanadez Justin Trudeau gjatë një konference për shtyp në Charlevoix, kritikoi ashpër taksat mbi çelikun dhe aluminin të vendosur nga Shtëpia e Bardhë për Kanadanë, Meksikën dhe Evropën. “Unë i thashë presidentit amerikan drejtpërdrejt se kanadezët nuk do të lejojnë kaq kollaj që Shtetet e Bashkuara të vendosin tarifa që dëmtojnë industrinë tonë të çelikut dhe aluminit. Për ne që kemi luftuar krah për krah me amerikanët në Luftën e Parë Botërore kjo është një fyerje”,- tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

