Donald Trump i kundërvihet një ikone të luftës për të drejtat qytetare
Donald Trump ka kritikuar ashpër të shtunën një të zgjedhur demokrat me ngjyrë, figurë historike e lëvizjes për të drejtat qytetare, në hapje të një aktiviteti kushtuar Martin Luther King.
Miliardieri nuk shfaqi hapur pakënaqësinë për faktin se John Lewis, një nga shtyllat e Kongresit amerikan që prej tri dekadash, nuk ka pranuar të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të presidentit të zgjedhur që do të zhvillohet me datën 20 janar 2017.
“Nuk e kosideroj presidentin e zgjedhur si një president legjitim”, ka deklaruar deputeti i Kongresit, gjatë një emisioni televiziv. “Rusët kanë kanë ndikuar në zgjedhjen e këtij njeriu në këtë post dhe në humbjen e rivales së tij Hillary Clinton”, tha 76-vjeçari Lewis.
Donald Trump i është përgjigjur pa vonuar me një seri mesazhesh në Twitter.
“Deputeti John Lewis do të bënte më mirë të kalonte kohën duke u marrë me zonën e tij zgjedhore që është në gjendje të mjerueshme (pa folur për kriminalitetin që e gërryen) se sa të ankohet për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Fjalë, fjalë, fjalë jo veprime dhe rezultate. Për të ardhur keq !”, shkruan presidenti i zgjedhur.
John Lewis ka marrë pjesë në marshimet e protestës të zhvilluara në shtetin e Alabamës në vitin 1965 në të cilat u kërkua e drejta e votës për popullsinë me ngjyrë. Këto ishin protestat më të rëndësishme të luftës për të drejtat qytetare në SHBA. Gjatë përleshjeve me policinë locale, mlilitanti i të drejtave qytetare Lewis pësoi një thyerje të kafkës.
KOHA JONË SONDAZH

