Donald Trump-it i kthehet mendja? Presidenti i SHBA: Takimi me Kim Jong mund të bëhet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se takimi me liderin e Koresë së Veriut mund të bëhet, edhe pse ai e anuloi vetë ditën e djeshme.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë. Takimi mund të bëhet edhe me datë 12, jemi në bisedime me ta. Ata duan të takohen, ne po ashtu,” u tha ai reporterëve.

Ditën e djeshme, ai fajësoi gjuhën e ashpër e përdorur ndaj zv/Presidentit Mike Pence dhe anuloi menjëherë takimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më vonë Koreja e Veriut tha se ishte e gatshme që të kryente bisedimet me SHBA në çfarëdo lloj kohe e çfarëdo lloj forme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zv/ministri i Jashtëm Kim Kyeguan tha se vendimi i anulimit nga ana e Trump ishte me të vërtetë për të ardhur keq.

Samiti i 12 qershorit në Singapor nëse ndodh do të jetë takimi i parë që ul liderët e SHBA-së me të Koresë së Veriut në një tryezë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?