Donald Trump: Nëse fitoj do t’i ofroj Elon Musk-ut një post në qeveri

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një interviste për Reuters ka deklaruar se nëse do të fitojë, do t’i ofrojë një post në qeveri ose një rol këshillues në administratën e tij manjatit Elon Musk.

Trump shtoi se ky propozim do të kishte vlerë vetëm nëse Musk do ta dëshironte një gjë të tillë.

Nga ana tjetër përgjigja e Musk nuk vonoi shumë. Me anë të një postimi në platformën X Musk tha se ishte i gatshëm për këtë post.

Musk e ka shfaqur hapur mbështetjen e tij për Donald Trump, madje ai financoi edhe fushatën e Trump.

SHKARKO APP