FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Donald Trump: Palestinezët nuk tregojnë respekt ndaj SHBA

Presidenti Donald Trump tha sot se palestinezët nuk kanë treguar respekt ndaj Shteteve të Bashkuara dhe se ai do të bllokojë qindra miliona dollarë ndihma derisa ata të bien dakord për bisedimet e paqes të ndërmjetësuar nga SHBA.

“Ata nuk na respektuan një javë më parë, duke mos lejuar që nënpresidenti Mike Pence t’i takonte,” – tha zoti Trump gjatë një takimi të përzemërt me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në Davos të Zvicrës.

“Ne u japim atyre qindra miliona”, tha Presidenti Trump. “Këto para nuk do t’u jepen, nëse nuk ulen për të negociuar paqen”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti arriti sot në Davos me helikopter nga Zyrihu për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Përveç zotit Netanyahu ai u takua edhe me Kryeministren britanike Theresa May dhe pritet të flasë në Forum të premten.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?