Donald Trump paralajmëron ”Luftën e Tretë Botërore”

Donald Trump thotë se ofensiva e Ukrainës në Rusi mund të nisë “Luftën e Tretë Botërore”, në atë që gazeta britanike Metro e ka vlerësuar si përpjekjen më të fundit të republikanit për të ndalur rritjen e mbështetjes për Kamala Harris.

Gjatë fjalimeve në një konferencë të Shoqatës së Gardës Kombëtare në Detroit, Trump dukej se kundërshtoi shtytjen e fundit të Ukrainës në Rusinë perëndimore, sipas të njëjtës media. “Shikoni se çfarë po ndodh në Ukrainë. Ata po hyjnë në Rusi. Do të keni Luftën e Tretë Botërore”, tha ish-presidenti i SHBA-së.

Kandidati republikan fajësoi gjithashtu administratën Biden-Harris për vazhdimin e mbështetjes së Ukrainës dhe mungesë të furnizimit me municion të ushtrisë amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?