Dorëhiqet ambasadorja amerikane në Greqi, Guilfoyle: Përjetësisht mirënjohëse presidentit Trump

Ambasadorja e Amerikës në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka njoftuar dorëheqjen nga posti diplomatik në Athinë, mes një serie akuzash për sjellje të papërshtatshme. Largimi i saj vjen pas raportimeve të Wall Street Journal mbi veprimtarinë e ambasadores dhe konfirmimit nga Shtëpia e Bardhë se administrata amerikane i kishte kërkuar të jepte dorëheqjen.

Në një deklaratë të gjatë të publikuar në platformën X, Guilfoyle falënderoi presidentin Trump dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për besimin e dhënë, ndërsa hodhi poshtë kategorikisht akuzat.

“Shërbimi si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Greqi ka qenë nderi i jetës sime. Do t’i jem përjetësisht mirënjohëse presidentit Donald Trump dhe sekretarit të Shtetit Marco Rubio që më besuan privilegjin e jashtëzakonshëm të përfaqësimit të vendit tonë”, shkroi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?