Dorëhiqet “Monsieur Pensioni”, por Franca mbetet në kaos

epa08075131 (FILE) - French High Commissioner for Pension Reform Jean-Paul Delevoye speaks during the weekly session of questions to the government, at the French National Assembly in Paris, France, 10 December 2019 (reissued 16 December 2019). Jean-Paul Delevoye presented his resignation on 16 December 2019, following a controversy about an alleged conflicts of interest and holding various positions and remunerations at the same time while being part of the French government. EPA/YOAN VALAT

Një tjetër goditje e fortë për qeverinë e një France të paralizuar tashmë për 12 ditësh nga greva e transportit kundër reformës së pensioneve. Rrjedhojë e kësaj është dorëheqja, pas ditësh polemikash, e arkitektit të projektit të kërkuar nga Emmanuel Macron, i ashtuquajturi “Monsieur Pensioni” Jean- Paul Delevoye.

Edhe një herë, siç ndodhi edhe më parë me Sylvie Goulard e propozuara e Macron përpara Komisionit Europian, projektorët e vëmendjes veçuan zona hijesh dhe sigurisht i zgjedhuri duhej të hiqte dorë.

Njeriu i besuar Macron, i cili e kishte emëruar atë dy vjet më parë për të hartuar reformën e pensioneve, foli për “sulme të dhunshme” dhe “gënjeshtra” kundër tij por me qëllimin e vërtetë  për të “goditur një projekt thelbësor për Francën. ”

Swiss Digital Desktop Reklama

Elysée e mori goditjen dhe menjëherë njoftoi se “së shpejti” Delevoye do të zëvendësohet. Krijuesi i reformës pranoi se kishte “harruar” të deklaronte pozicionin e tij si administrator (pa pagesë) në një kompani sigurimesh. Por në vazhdën e këtij zbulimi, ai përfundoi në qendër të vëmendjes dhe u detyrua të pranojë se kishte 13 “harresa”, megjithëse kryesisht jofitimprurëse. Për më tepër, ai mbajti rolin qeveritar pavarësisht se ishte president i një qendre studimi për arsimin, një situatë e turpshme deri në atë pikë sa personi i interesuar u angazhua menjëherë për të kthyer atë që kishte marrë nga detyra të paautorizuara. (ansa)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?