Dorëzohet Vuçiç, nuk përballon protestat

Dorëzohet Vuçiç, nuk përballon protestat. Qeveria serbe ka vendosur të heqë dorë nga planet e saj për ndërtimin e një miniere masive litiumi. “Leja anulohet, Rio Tinto nuk ka më punë në Serbi”, deklaroi kryeministrja Ana Bernabic.

Ekzekutivi në Beograd u përball me një presion nga qytetarët të cilët dolën për javë të tëra në rrugë, duke protestuar ndaj projektit me vlerë 2 miliardë dollarë. Shqetësimi kryesor i tyre ishte ndikimi mjedisor i minierës së litiumit.

Gjiganti anglo-australian ishte duke zhvilluar këtë minierë në Serbinë perëndimore, në një përpjekje për të tërhequr investime të huaja dhe për të nxitur rritjen ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?