Dosja e skandalit me fëmijët, qeveria holandeze jep dorëheqjen
Zhvillime të shpejta po ndodhin në Holandë, ku qeveria e kryeministrit Mark Rutte, do të japë dorëheqjen për shkak të skandalit të ndihmës familjare (“toeslagenaffaire” në Holandisht).
Qeveria holandeze iu kërkoi atyre që t’i kthenin pas paratë e marra. Shumë ishin me prejardhje emigrante dhe vendimi i gabuar i kabinetit të Rutte i zhyti ata në vështirësi të mëdha ekonomike.
“Këto familje pësuan një gabim të pashembullt”, vendosën deputetët holandezë, me zyrtarët e taksave, politikanët, gjykatësit dhe nëpunësit civilë duke e lënë qeverinë të pafuqishme përballë këtij skandali.
Vendimi vjen në një moment delikat të luftës ndaj pandemisë koronavirus. Aktualisht, Holanda gjendet në një izolim të pjesshëm dhe po konsiderohej një ashpërsim i kufizimeve për të frenuar përhapjen e Covid-19.