Dr. Fauci bie në kundërshtim me Trump: Covid-19 nuk do të zhduket nga planeti

Dr.Anthony Fauci drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, në një deklaratë të dhënë ditën e mërkurë,  tha se Covid-19  nuk mund të zhduket plotësisht nga planeti. Kjo deklaratë e tij bie ndesh me atë të Presidentit Donald Trump, i cili tha se virusi do të “largohet”.

Fauci tha se SH.B.A mund të kapërcejë virusin vetëm me një vaksinë të mirë dhe me masa të kujdesshme të sigurisë si maska, larja e duarëve dhe distancimi shoqëror.

“Mund të kalojë dhe një valë tjetër dhe nëse kemi një vaksinë, nuk do të jetë më pandemi, nuk do të imobilizojë botën dhe nuk do të shkatërrojë ekonominë”, tha ai.

Të paktën 39 shtete si dhe Uashington Dc dhe Porto Riko kanë vendosur një lloj rregulli  për përdorimin e maskave . Vaksina është duke përparuar dhe Fauci shpreson se do të arrijë në publiku në vitin 2021.

SHKARKO APP