Dr Fauci kalon vetëm Krishtlindjet dhe ditëlindjen: Zbatoj ato që i predikoj vendit tim
Dr.Anthony Fauci mbushi 80 vjeç ditën e enjte, por ai nuk filloi të bëhej filozofik në ditën e tij të madhe.
“Kam frikë se nëse filloni të tërhiqeni pas dhe të filozofoni për gjërat , mund të largoni vëmendjen nga puna që kemi,” tha ai për CNN. ” Pra unë do ta lë filozofinë për një ditë tjetër.”
Puna e Faucit është e frikshme. Gati 120.000 amerikanë u zgjuan të enjten, 24 dhjetor, në spital me Covid-19, një rekord për pandemine dhe më shumë se 3000 njerëz vdiqën.
Fauci, drejtori i Insitutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive ka një mesazh shumë të qartë për vendin :” Udhëtimet të reduktohen sa më shumë të jetë e mundur dhe mos ketë mbledhje në darka dhe festa të mëdha.”
Ai do të zbatojë këshillat e tij për Krishtlindje dhe ditëlindje.
“Unë me të vërtetë e ndjej të nevojshme të zbatoj atë që i predikoj vendit tim,” tha ai. ” Megjithëse do doja shumë që fëmijët e mi, të cilët jetojnë në pjesë të ndryshme të vendit, të vijnë se bashku dhe të bëjmë një festë për Krishtlindjen dhe ditëlindjen time, por nuk mendoj që kjo është gjëja e duhur për t’u bërë kështu që do të ha një darkë të qetë me gruan time .”
Ai e di që kjo që i kërkon njerëzve të bëjnë nuk është e lehtë. E di që është e vështirë të qëndrosh larg nga njerëzit që do, veçanërisht gjatë pushimeve dhe ngjarjeve të rëndësishme si ditëlindjet e mëdha.
“Unë ndjehem padyshim i trishtuar,” tha ai. “Unë kam tre vajza, nga mosha 20 deri në 30 vjeç dhe ky është sezoni i parë i festave të Krishtlindjes dhe ditëlindjes sime që nuk i kaloj me vajzat qëkur ato kanë lindur. Pra është e trishtueshme, por të gjithë jeni përpjekur të mbajmë një qëndrim optimist.”
Ai dhe familja e tij mbahen fort pas idesë se do të ketë një ribashkim të madh.
“Vitin tjetër me shpresë në këtë kohë, ne do të kemi një festë të vërtetë dhe me shumë përqafime që nuk mund t’i dhurojmë tani,” tha ai.
“Ne do të presim kohë më të mira.”
“Dhe kur të vijnë ato kohëra më të mira, ne do të marrim maksimumin prej tyre.”