Dragi paralajmëron Greqinë për reformat
Banka Qendrore Europiane i ka tërhequr veshin Greqisë lidhur me reformat që vendi duhet të ndërmarrë për të dalë nga kriza financiare.
Në një reagim të tij, shefi i BQE-së, Mario Dragi, ka thënë se pavarësisht progresit, Athina zyrtare duhet të veprojë.
“Nevojitet më shumë punë tani dhe ky është një veprim urgjent.
Në vija të përgjithshme duhet një paketë masash që të sigurojë rritje, ndershmëri dhe qëndrueshmëri fiskale.
Këto janë objektiva kryesore dhe për të arritur këtë nevojitet shumë punë”.
Kjo deklaratë ndaj palës greke behët në një kohë kur Greqia po flirton me Rusinë e Kinën për të siguruar fonde në mënyrë që të shlyejë borxhin e kreditorëve.
Ndonëse zyrtarisht dhe presidenti Putin, dhe kryeministri Cipras, e mohuan të kenë diskutuar për ndihma financiare, gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Moskë.
Qeveria e re ne Greqi, ka marre dritën e gjelbër nga unioni për te prezantuar paketën e plote te masave qe do t’i siguroje marrjen e kësteve te radhes te borxhit prej 240 miliardë për nxjerrjen e vendit nga kriza.