Drama e emigrantit shqiptar me nusen nga Lihtenshtajni: I dashur, unë do të bëhem burrë!

Gjykata duhej të mërkurën  vendoste për një martesë fiktive. Të pandehurit ishin një nënë, vajza e saj dhe ish burri i saj – duke u akuzuar se përmes martesës fiktive kishin mundësuar lejeqëndrimin.

“Kur e pashë atë, rrash në dashuri me shikim të parë,” tha e pandehura të mërkurën përpara Gjykatës. Kjo deklaratë kaq romantike, më së voni duhet të shqyrtohet për martesë fiktive.

Kthim në korrik 2014: E pandehura, një vajzë e re nga Lihtenshtajni, kalonte sëbashku me nënën e saj pushimet verore në Greqi, ku jetonte gjyshja e saj. Në hotel ajo njohu një kamarier me të cilin filloi ta kalonte natën dhe të shkonin sëbashkë në det. Aty i përjetoi edhe marrëdhëniet e para seksuale, përcjell albinfo.ch.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në gusht ajo udhëtoi përsëri drejt Greqisë, ndërsa në nëntor bandilli vizitoi atë në shtetin e vogël alpik. Dhe këtu erdhi oferta për martesë – “pa asnjë ndruajtje ai më pyeti mua, nëse do martohesha me të,” tha e pandehura.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ajo kërkonte që unë të vija drejt Lihtenshtajnit, dhe kjo ishte e qartë se ne do martoheshim,” kujton bandilli shqiptar, që e njohu vajzën në Greqi, ku punonte prej shumë vitesh. Për dëshmitarë ata morrën nënën e vazjës dhe mikeshën e saj.

Një “po” pa puthje

Korrik 2015: Në Zyrën e Gjendjes Civile në Vaduz ndodhi përfundimisht kurorëzimi i çiftit. Pas asnjë kontakt fizik, bile pa asnjë puthje, ata u larguan nga zyra. Por ata kishin marrë unaza, të cilat nuk ishin të njëjta dhe nuk dihet nëse ishin blerë në Austri ose Zvicër.

Shkurorëzimi dhe ndryshimi i gjinisë

Shkurt 2016: E pandehura fillon një terapi te një psikologe. “Në rolin e bashkëshortes, kam kuptuar dhe menduar shpesh se me mua nuk shkon diçka,” thotë ajo, që tetë muaj më vonë fillon edhe trajtimin hormonal. Së fundi ka ndodhur edhe ndryshimi i emrit, në ndërkohë kishte përfunduar edhe transformimin trupor.

Me fillimin e trajtimit hormonal, burri i saj duheshte t’i dërgonte një shishe venë: “I tregova atij, se fillova të transformohesha në burrë – të ndryshoj gjininë.” Me këtë ajo lëndoi atë – “ai u shokua”.

Marrëdhënia mes tyre u ftoh – vajza e re thotë se “kisha një dhimbje të madhe” por nuk mund ta detyronte “që ai të bëhej homoseksual”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?