Drama në kampet e ISIS. Adoleshentët po përdoren si skllevër seksi, kjo për të shtuar popullsinë

Kampet e ISIS në Siri janë prej vitesh një burg. Adoleshentë të moshës 13 apo 14 vjeç kanë pohuar se janë detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale me gratë e luftëtarëve të ISIS në kampet e al-Hol dhe al-Roj në Siri, aty ku ka ende shtetas shqiptarë, mes të cilëve edhe të mitur.

Dy të mitur janë shprehur për ”Daily Beast”, se janë detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale me synim rritjen e popullsisë së Kalifatit me të paktën 10 gra. “Ne jemi të detyruar të kryejmë marrëdhënie me gratë në kamp për të rritur popullsinë”, kanë thënë Ahmet, 13 vjeç dhe Hamid, 14 vjeç për zyrtarë të Forcave Siriane, të cilët më pas e kanë rrëfyer këtë për “Daily Beast”. Ata kanë rrëfyer se ka një numër të lartë të grave shtatzënë në kamp edhe pse burrat e tyre mbahet në kampe të veçanta si të burgosur.

Këto kampe janë përdorur fillimisht për të strehuar familjet e luftëtarëve të ISIS në fund të vitit 2018, ndërsa forcat kurde të mbështetura nga Amerika rimorën territorin në lindje të Sirisë.

SHKARKO APP