FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drejt SHBA me pasaporta falso, zbulohet grupi kriminal italo-shqiptar

Policia Italiane e qytetit të Peruxhias ka ekzekutuar operacionin “Overtime” i cili ka goditur një grup kriminal italo-shqiptarë që organizonte udhëtime me pasaporta falso të shtetasve shqiptarë drejt SHBA.

Në pranga janë vënë 3 persona, shtetasi shqiptarë i identifikuar me inicialet P.P 37 vjec e dy italianë 47 e 44 vjeç.

Që prej vitti 2013 me anë të një agjensie turistike ata organizonin udhëtime të shtetasve shqiptarë drejt Amerikës duke i pajisur me pasaporta falso e në këmbim të pagesave prej mijëra euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë italiane shtetasi shqiptar ishte personi që siguronte pasaportat falso ndërsa dy shtetasit italianë ishin pronarë të agjensisë turistike me qëndër në qytezën e Folignos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetimet e këtij operacion janë ekzekutuar në bashkëpunim me policinë kufitare amerikane (Homeland Security).

Në mesditë policia italiane pritet të zbardh detajet e këtij operacioni

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?