FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drejtori i CIA-s: Rusia nuk po zmbrapset nga ndërhyrjet në Perëndim

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, pret që Rusia të shënjestrojë zgjedhjet në mes të mandatit në SHBA në fund të vitit.

Në një intervistë për BBC-në, Mike Pompeo tha se nuk ka patur ndonjë reduktim domethënës të përpjekjeve ruse për ndërhyrje në Evropë dhe SHBA.

Komuniteti i inteligjencës amerikane beson se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithëse ka patur bashkëpunim kundër terrorizmit, Shefi i spiunazhit amerikan thotë se akoma e shikon Rusinë si rivale, duke ndarë shqetësimin e shumë vendeve evropiane rreth ndërhyrjes së saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur nëse shqetësimet e tij kanë lidhje me zgjedhjet e ardhshme të mes-mandatit në SHBA në muajin nëntor, Pompeo tha se priste që ‘Moska do bëjë përpjekje të ndërhyjë por se kishte besim se Amerika do jetë në gjendje të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të drejta’, duke u kundërpërgjigjur në mënyrë të tillë që impakti i tyre në zgjedhjet amerikane të mos jetë problematik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?