Dritë jeshile për krijimin e qeverisë së re, socialistët dhe ekstremistët arrijnë marrëveshje

Ka dritë jeshile për formimin e qeverisë së re në Spanj. Pedro Sanchez është shumë pranë rizgjedhjes si kryeministër i Spanjës, pas marrëveshjes që Partia Socialiste arriti me partinë e ekstremit të majtë Sumar për formimin e qeverisë së re. Prej muajit korrik, Spanja po përballej me një ngërç pasi Partia Popullore Konservatore doli fituese në zgjedhje, por nuk arriti të gjente mbështetjen për të formuar qeverinë.

Përkrahja e Sumarit është vendimtare, por e pamjaftueshme për t’u siguruar se ai do ta kalojë votën në dhomën e ulët të Parlamentit. Sanchez ka ende nevojë për mbështetje nga parti më të vogla rajonale, përfshirë nga separatistët katalonas.

Marrëveshja e arritur mes socialistëve dhe Sumerit përfshirë edhe kërkesën për shkurtimin e orëve të punës pa i ulur pagat dhe një plan kundër papunësisë tek te rinjtë.

SHKARKO APP