”Dritë shprese”, Italia zgjat izolimin deri për…

Italia është plaga e pandemisë së Covid-19 me mbi 11 mijë viktima dhe mbi 101 mijë të prekur. Në këtë humnerë ka një dritë shprese. Ministri italian i Shëndetësisë, tha se vendi po zgjat izolimin dhe masat shtrënguese deri në “të paktën” 12 prill. Njoftimi vjen pak pas raportimit të shifrave të përditshme që treguan se numri i vdekjeve në vend nga koronavirusi ka shkuar në 11.591 persona. Italia për herë të parë vendosi izolim tre javë më parë dhe po përballet prej atëherë me një shpërthim të egër të virusit vdekjeprurës, duke ia kaluar edhe Kinës.

 

SHKARKO APP