Drogë me nëndetëse si Pablo Eskobar, kapen pesë tonë kokainë, në pranga katër kolumbianë

Pesë tonë kokainë që po transportoheshin nga Kolumbia me nëndetëse janë sekuestruar nga autoritetet Panameze. E ditur bëhet se në pranga kanë rënë katër shtetas kolumbianë.

“Pesë tonë drogë u kapën nga autoritetet në veri-perëndim të krahinës së Bocas del Toro. Droga transportohej me një nëndetëse, ndërsa në pranga kanë rënë katër kolumbianë”, bëjnë të ditur autoritetet.

Panamaja është një linjë e përshtatshme për kontrabandimin e drogës nga Kolumbia për në SHBA dhe gjatë vitit të kaluar ka arritur të sekuestrojë 91 tonë drogë, ku 77.9 ishte kokainë e 12.9 marijuanë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që kontrabanduesit e lëndëve narkotike përdorin nëndetëset e vogla, për t’i dërguar në destinacion “pakot” e tyre.

Po kështu kishte vepruar edhe Pablo Escobar e El Chapo, që aktualisht vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një burg në SHBA.

SHKARKO APP