FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drogë me vlerë 100 milionë euro, ushtria kap…

Ushtarët kolumbianë kanë rënë në gjurmët e një nëndetëseje me fibra xhami, e cila besohet se është shfrytëzuar për të transportuar kokainë, vlera e të cilës përllogaritet mbi 100 milionë euro.

Nëndetësja me gjatësi 17 metra, u gjet e braktisur në një xhungël në Bajo Baudo, shumë pranë kufirit me Panamanë. Autoritetet aludojnë se mjeti lundrues ishte gati të ngarkohej dhe më pas të udhëtonte drejt Oqeanit Paqësor, ndërsa nuk dihet se përse është braktisur.

Komandanti i Batalionit, Giovanni Carrillo tha për mediat lokale se nëndetësja ishte e ndërtuar kohët e fundit dhe se struktura e saj e xhamtë kishte përfunduar tashmë dhe ishte gati për përdorim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?