Drogë, viagra, para dhe karrierë/ Ja si e menaxhon ISIS ushtrine
ISIS ka një anë tjetër, që shkon përjet ekzekutimeve publike dhe kërcënimeve ndaj Perëndimit. Është e ajo e strukturës së brendshme të Shtetit Islamik: hierarki dhe rregulla, të cilat po dalin në dritë pas betejeës antiterrorist në Irak dhe Siri.
Të dhënat janë tronditëse. Ushtarët e ISIS marrin 100 dollarë në ditë, por u jepet dhe drogë e Viagra, për të mbjellë terror në botë. Drogë, por dhe viagra për përdhunime, anfetaminë, metanfetaminë dhe kokainë. Ja se çfarë u jepet ushtarëve të ISIS në fushëbetejë, raporton; Reppublica. Viagra për të përdhunuar gratë e territoreve të pushtuara.
Licencë për atë që martohet me një grua nga Iraku apo Siria. Sipas CIA-s, për Shtetin Islamik janë të regjistruar 30 mijë meshkuj si luftëtarë. Ata janë të angazhuar 7 në 7 ditë, për 16 orë rresht në ditë. Pas një muaji luftimesh, ata marrin një licencë.
Një mënyrë tjetër për ta marrë atë, e cila po preferohet gjithmonë e më shumë nga krerët e ISIS, është martesa me një grua nga Iraku ose Siria.
Çdo gjë menaxhohet me një sistem pikësh, ku çdo anëtar i ushtrisë vlerësohet sipas pesë kritereve: roli, pengu i besnikërisë, vjetërsia, rendimenti në luftime dhe lëndimet e pësuara në betejë.
Çdo kriter mund të vlerësohet me maksimumi gjashtë pikë dhe me rritjen e pikëve në total, rriten edhe përfitimet.
Bëhet fjalë për përfitime ekonomike, karta krediti dhe leje special. Me një rregull, që të gjithë qendrojnë në bazë: nga ISIS nuk dilet, dhe tentativat për tradhti dënohen edhe me vdekje
KOHA JONË SONDAZH

